Arianit
![Arianit](https://2img.net/u/1313/40/77/51/avatars/1-15.jpg)
Numri i postimeve : 76 Join date : 16/04/2009
![SEAT prodhon Audi Q3 Empty](https://2img.net/i/empty.gif) | Titulli: SEAT prodhon Audi Q3 Fri Apr 24, 2009 5:51 pm | |
| Modeli i ri sportiv në gamën Q3 të prodhuesit Audi do të paraqitet në vitin 2011. Audi ditë më parë ka konfirmuar zyrtarisht se prodhimi i këtij modeli do të zhvendoset në fabrikat e Seatit në Martorell, në Spanjë, për t’u ruajtur 1.200 vende pune të punësuarve të atjeshëm. Në kompani për një kohë kanë shikuar mundësinë e prodhimit të këtij modeli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kriza aktuale ekonomike është shkak pse kjo nuk ka ndodhur. Audi është një prej kompanive të rralla e cila është duke bërë afarizëm me profit përkundër turbulencave të theksuara në tregun e automjeteve, derisa në Seat janë më shumë më se të kënaqur me këtë hap dhe vazhdimin e bashkëpunimit me brendin e njohur botëror. | |
|