Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 PSA prodhuesi më "i gjelbër" i automjeteve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Getooa-R
Admin
Getooa-R


Numri i postimeve : 99
Join date : 11/04/2009

PSA prodhuesi më "i gjelbër" i automjeteve Empty
MesazhTitulli: PSA prodhuesi më "i gjelbër" i automjeteve   PSA prodhuesi më "i gjelbër" i automjeteve Icon_minitimeWed Apr 15, 2009 3:48 pm

PSA prodhuesi më "i gjelbër" i automjeteve F.0415141405235_m

PSA planifikon që në vitet e ardhshme të bëhet prodhuesi më i mirë i automjeteve ekologjike, duke zvogëluar sa më shumë emetimin e gazrave, si edhe duke përdorur sa më shumë materiale ricikluese.

Kompania ka njoftuar se në të ardhmen do të realizojë dhjetë objektiva, prej të cilave tre janë të rëndësishme për klientët.
PSA prodhuesi më "i gjelbër" i automjeteve Citroen1
Plani kryesor i kësaj korporate është që ta zvogëlojë maksimalisht emetimin e gazrave të dëmshme nga automjetet e saj. PSA tashmë e ka arritur një gjë të tillë, pasi që automjetet e prodhuara nga kjo kompani të shitura në mbarë botën prodhojnë më pak se 130 g/km CO2, derisa 46% e automjeteve të shitura në Evropë lëshojnë më pak se 110 g/km CO2.

Qëllimi tjetër është ndërtimi i materialeve ekologjike në dizajnin e automjeteve të tilla si Peugeot dhe Citroen. Si shembull konsiderohet automjeti i ri C3 Picasso, tek i cili 12% e materialit mund të riciklohet.

Objektivi i tretë i rëndësishëm për klientët është siguria. Deri në vitin 2011, planifikohet që në të gjitha automjetet Peugeot dhe Citroen të ndërtohet një sistem për thirrjet urgjente, që do të shfrytëzohet në rastet kur mund të ndodhë ndonjë aksident trafiku.

Automjetet në të cilat mund të arrihen këto objektiva janë Peugeot 207 dhe Citroen C-Cactus.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ks-forum.albanianforum.net
 
PSA prodhuesi më "i gjelbër" i automjeteve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "Antigona" më e mira në "Monoakt"
» Dunst në dyshim për "Spiderman 4"
» "Heshtja e Lornës" më 6 maj në Prishtinë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Ks-forum Centre :: Portal-
Kërce tek: