Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Arjoni feston ditëlindjen brenda shtëpisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Arianit

Arianit


Numri i postimeve : 76
Join date : 16/04/2009

Arjoni feston ditëlindjen brenda shtëpisë Empty
MesazhTitulli: Arjoni feston ditëlindjen brenda shtëpisë   Arjoni feston ditëlindjen brenda shtëpisë Icon_minitimeThu Apr 23, 2009 5:39 pm

Arjoni feston ditëlindjen brenda shtëpisë F.0423163452715_mDisa prej banorëve të "Big Brother" kanë pasur fatin të festojnë ditën e tyre të lindjes si asnjëherë tjetër. Këtë herë ka qenë radha e Arjonit, i cili ka festuar 24-vjetorin më të veçantë të jetës së tij.
E ka pranuar shpeshherë gjatë bisedave që nuk është tip i befasive, por këtë herë ka rënë pre e një surprize të këndshme. Mëngjesi të martës ka bërë që banorët të përkushtohen për t'ia bërë ditën sa më të bukur Arjonit.

Banorët e kanë pritur atë të fshehur jashtë shtëpisë, ku Qetsori i kishte përgatitur edhe një kënd romantik, të sajuar me jastëkë dhe vazo lulesh. Aty e priste edhe dhurata e tij, Anjeza, që banorët e kishin mbuluar "që të mos dukej".

Ata e uruan të gjithë me radhë, duke e puthur e përqafuar dhe i kënduan edhe këngën e datëlindjes.

"Unë nuk i kam qejf surprizat, por kjo ishte shumë e bukur!", ka thënë Arjoni.

Gjithë kjo nuk ka mbaruar me kaq, banorët janë organizuar duke e vazhduar këtë festim me një shaka të përgatitur për Arjonin. Anjeza, Adelajda dhe Bjordi kanë shfrytëzuar momentin kur ai ka ikur dhe, ndërsa Anjeza dhe Adela ruanin kthimin e tij, Bjordi është futur nën jorgan, në këndin romantik, që Qetsori kishte përgatitur për çiftin, në mënyrë që Arjoni ta kujtonte si Anjeza, për të parë sesi do të reagonte. Por, Arjoni i ka qëndruar lojës dhe është futur edhe ai nën jorgan, duke bërë sikur e përqafonte. Vajzat kanë qeshur me të madhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Arjoni feston ditëlindjen brenda shtëpisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: ..::| Entertaiment|::.. :: VIP-
Kërce tek: