Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Manchester rimerr kreun , Chelsea ndalohet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Arianit

Arianit


Numri i postimeve : 76
Join date : 16/04/2009

Manchester rimerr kreun , Chelsea ndalohet Empty
MesazhTitulli: Manchester rimerr kreun , Chelsea ndalohet   Manchester rimerr kreun , Chelsea ndalohet Icon_minitimeThu Apr 23, 2009 3:03 pm

Manchester rimerr kreun , Chelsea ndalohet R194902_739689 Nga një gol i shënuar në secilën pjesë, i ka dhënë fitoren prej 2-0 kampionit në fuqi të Ligës Premier, Manchester United, në ndeshjen përballë Portsmouthit në Old Trafford, që rimerr kështu kreun me tre pikë epërsi nga Liverpooli.
Wayne Rooney dërgoi në epërsi vendasit pas nëntë minutash lojë, kur pranoi një top nga Ryan Giggs për ta dërguar me lehtësi në portën e David James.United pati edhe dy raste të tjera në pjesë të dytë, së pari me anë të John O’Shea, goditja e të cilit me kokë u pastrua nga Belhadj, dhe pastaj me anë të Giggs, goditja e të cilit u bllokua nga portieri mysafir.Pjesa e dytë e ndeshjes solli edhe një gol tjetër për djajtë e kuq dhe kësaj here autor ishte zëvendësuesi Michael Carrick, tetë minuta para fundit të ndeshjes.Në ndeshjen tjetër të sotme, Chelsea është ndaluar në Stamford Bridge nga Evertoni, duke mos arritur të përfitojë për të ngushtuar diferencën me Liverpoolin, që mbrëmë barazoi ndaj Arsenalit.Me fitoren e fundit Manchesteri rimerr kreun nga Liverpooli, me tre pikë epërsi dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Manchester rimerr kreun , Chelsea ndalohet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Ks-forum Centre :: Portal-
Kërce tek: