Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kontrata e Adrianos përfundon sot ?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Arianit

Arianit


Numri i postimeve : 76
Join date : 16/04/2009

Kontrata e Adrianos përfundon sot ? Empty
MesazhTitulli: Kontrata e Adrianos përfundon sot ?   Kontrata e Adrianos përfundon sot ? Icon_minitimeWed Apr 22, 2009 3:06 pm

Kontrata e Adrianos përfundon sot ? Dec16adriano Sipas "La Gazzetta dello Sport", braziliani problematik Adriano gjatë ditës së sotme do t’i japë fund qëndrimit tek Interi.
Sipas të njëjtit burim, vetëm disa detaje të vogla duhet të sqarohen dhe kontrata e brazilianit do të shfuqizohet brenda të mërkurës. Një element që do të përfshihet në këtë çështje, është se Adrianos do t’i ndalohet të luajë për ndonjë top-skuadër tjetër evropiane së paku për sezonin e ardhshëm. Në fillim të këtij muaji, Adriano nuk u kthye tek Interi pasi kishte zhvilluar një ndeshje me Brazilin, ndërsa për disa ditë nuk i ishte përgjigjur askujt, madje as nënës së tij dhe as agjentit, Gilmar Rinaldi, me ç’rast durimi i Nerazzurëve kishte përfunduar. 27-vjeçari ka ardhur në Itali në vitin 2001, ndërsa ka bërë më shumë se 100 paraqitje për Interin, ndërkohë ka luajtur edhe për Parmën dhe Fiorentinën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kontrata e Adrianos përfundon sot ?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zyrtare : Inter shfuqizon kontratën e Adrianos

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: ..::| Entertaiment|::.. :: Sport-
Kërce tek: