Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Messi: Ëndërroj të luaj në finale të Ligës së Kampionëve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Getooa-R
Admin
Getooa-R


Numri i postimeve : 99
Join date : 11/04/2009

Messi: Ëndërroj të luaj në finale të Ligës së Kampionëve Empty
MesazhTitulli: Messi: Ëndërroj të luaj në finale të Ligës së Kampionëve   Messi: Ëndërroj të luaj në finale të Ligës së Kampionëve Icon_minitimeMon Apr 13, 2009 9:49 pm

Messi: Ëndërroj të luaj në finale të Ligës së Kampionëve F.0413172852273_m

Lionel Messi thotë se ai ka qenë i tronditur nga fitorja e Chelseat me rezultat 3-1 ndaj Liverpoolit në Anfield, por thotë se nuk e ka problem se kush do të jetë kundërshtari i radhës në gjysmëfinale.

Tashmë mund të thuhet se Barcelona është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi katalonasit shkatërruar Bayernin në Camp Nou me rezultat 4-0.

Messi thotë se ka qenë i befasuar nga humbja e Liverpoolit në Anfield, por nuk ka frikë nga asnjëri kundërshtar në gjysmëfinale.

Argjentinasi mungoi në finalen e vitit 2006 kur Barcelona mposhti Arsenalin në finale të Ligës së Kampionëve dhe ka dëshirë të flaktë të luajë në Romë.

“Për mua befasi ishte fitorja e Chelseat kundër Liverpoolit. Të dyja ekipet janë kundërshtarë të vështirë, por dëshirë e imja është të jemi në finale në Romë, pa dallim ndaj cilit kundërshtar do të duhet të luajmë për të arritur atje”, ka thënë Messi,.

“Ëndërr e imja është ta fitoj Ligën e Kampionëve. Në vitin 2006 e humba ndeshjen finale për shkak të lëndimit. Dua të jemi më të mirët në botë”, ka shtuar argjentinasi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ks-forum.albanianforum.net
 
Messi: Ëndërroj të luaj në finale të Ligës së Kampionëve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sampdoria në finale të Coppa Italia
» Deco ka frikë nga Messi
» Abidal: Ribery është po aq i mirë sa Messi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: ..::| Entertaiment|::.. :: Sport-
Kërce tek: