Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Muriqi i hakmerret Garaçenkos

Shko poshtë 
AutoriMesazh
zero-hack

zero-hack


Numri i postimeve : 67
Join date : 12/04/2009

Muriqi i hakmerret Garaçenkos Empty
MesazhTitulli: Muriqi i hakmerret Garaçenkos   Muriqi i hakmerret Garaçenkos Icon_minitimeSun Apr 19, 2009 11:31 am

Muriqi i hakmerret Garaçenkos F.0419103654851_m

Boksieri kosovar Elvir Muriqi ka triumfuar në meçin e të shtunës ndaj boksierit ukrainas, Aleksandër Garaçenko, pas 10 rundeve në spektaklin e boksit profesionist "Kosova Fight Night", që u organizua në palestrën e vogël të Qendrës së Rinisë e Sportit në Prishtinë nga Federata austriake e boksit profesionist, Federata e Boksit e Kosovës dhe nga klubi Peja.

Muriqi ka qenë dukshëm më i mirë se sa ukrainasi, Garaçenko, i cili përkundër goditjeve të pareshtura të boksierit kosovar, ka arritur të qëndrojë në këmbë deri në fund të meçit. Në këtë mënyrë Muriqi iu ka hakmarrë Garaçenkos për humbjen e shkaktuar në prill të vitit 2005.

“Unë jam krenar që jam shqiptar dhe dua t’u them se jam i të gjithë shqiptarëve. Kam thënë se nuk i dua padrejtësisë. Në meçin e parë ndaj Garaçenkos ma vodhën fitoren dhe tash dëshmova se çfarë niveli jam unë, e çfarë është ai”, ka theksuar Muriqi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Muriqi i hakmerret Garaçenkos
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: ..::| Entertaiment|::.. :: Sport-
Kërce tek: