Titulli: Perry: Nuk e kam shoqe të ngushtë Rihannan Mon Apr 13, 2009 9:53 pm
Katy Perry ka mohuar spekulimet se ajo dhe Rihanna janë shoqe shumë të mira duke thënë se ajo është shoqëruar vetëm dy herë me yllin e muzikës pop.
Pas telasheve të Rihannas me Chris Brown, shtypi britanik ka shkruar se ajo është bërë mike e ngushtë me hitbërësen e këngës “I Kissed a Girl”, mirëpo Perry pohon se gjërat janë ekzagjeruar nga shtypi.
“Kemi qëndruar bashkë nja dy herë... Kuptohet që e konsideroj i shoqe, mirëpo jo në atë mënyrë si është përshkruar në shtyp”, ka thënë Perry për “MTV News”.