ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 PSA prodhuesi më "i gjelbër" i automjeteve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Getooa-R
Admin
avatar

Numri i postimeve : 99
Join date : 11/04/2009

MesazhTitulli: PSA prodhuesi më "i gjelbër" i automjeteve   Wed Apr 15, 2009 3:48 pm



PSA planifikon që në vitet e ardhshme të bëhet prodhuesi më i mirë i automjeteve ekologjike, duke zvogëluar sa më shumë emetimin e gazrave, si edhe duke përdorur sa më shumë materiale ricikluese.

Kompania ka njoftuar se në të ardhmen do të realizojë dhjetë objektiva, prej të cilave tre janë të rëndësishme për klientët.

Plani kryesor i kësaj korporate është që ta zvogëlojë maksimalisht emetimin e gazrave të dëmshme nga automjetet e saj. PSA tashmë e ka arritur një gjë të tillë, pasi që automjetet e prodhuara nga kjo kompani të shitura në mbarë botën prodhojnë më pak se 130 g/km CO2, derisa 46% e automjeteve të shitura në Evropë lëshojnë më pak se 110 g/km CO2.

Qëllimi tjetër është ndërtimi i materialeve ekologjike në dizajnin e automjeteve të tilla si Peugeot dhe Citroen. Si shembull konsiderohet automjeti i ri C3 Picasso, tek i cili 12% e materialit mund të riciklohet.

Objektivi i tretë i rëndësishëm për klientët është siguria. Deri në vitin 2011, planifikohet që në të gjitha automjetet Peugeot dhe Citroen të ndërtohet një sistem për thirrjet urgjente, që do të shfrytëzohet në rastet kur mund të ndodhë ndonjë aksident trafiku.

Automjetet në të cilat mund të arrihen këto objektiva janë Peugeot 207 dhe Citroen C-Cactus.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://ks-forum.albanianforum.net
 
PSA prodhuesi më "i gjelbër" i automjeteve
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa
» Adelina Dardha: Poezi " E ëmbla ime nënë" Gezuar nënë diten e lindjes sot me 14 Shkurt. Me mall të puth.
» Shaban Cakolli:Aksion humanitar i "Im- Zeichen- der-Liebe" dhe "Dibranit-transport" për invalidët e luftës së Kosovës
» Në Filadelfia u promovua libri "Përjetë me ty" i autorit Ivzi Çipuri (1)
» Iren Papas: NË KUVENDIM ME MITET (Prof. Dr.ADRIATIK KALLULLI mbi librin e Irena Gjonit "Marredhenie te miteve dhe kuiteve te Bregdetit ...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Ks-forum Centre :: Portal-
Kërce tek: