Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Njohja e rreziqeve nga kanceri i gjirit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Arianit

Arianit


Numri i postimeve : 76
Join date : 16/04/2009

Njohja e rreziqeve nga kanceri i gjirit Empty
MesazhTitulli: Njohja e rreziqeve nga kanceri i gjirit   Njohja e rreziqeve nga kanceri i gjirit Icon_minitimeTue Apr 28, 2009 7:55 pm

Njohja e rreziqeve nga kanceri i gjirit F.0428154603567_mRekomandimet e deritanishme kanë qenë që gratë e moshuara të bëjnë çdo vit mamografi (incizime rëntgenologjike të gjirit) për të zbuluar kancerin e mundshëm në gji, por tani disa ekspertë thonë se këto gra duhet të kryejnë një lloj tjetër analizë, e cila do të tregonte nëse ato janë në rrezik të lartë për t'u prekur nga kjo sëmundje. Përcaktimi në kohë i rrezikut do t'u jepte grave mundësi për të marrë barna për pakësimin e gjasave të zhvillimit të kancerit në gji.
Krahas mamografive të përvitshme, disa mjekë po rekomandojnë që gratë pas periudhës së menopauzës të kryejnë një analizë të re, jo për të parë nëse kanë kancer në gji, por për të përcaktuar gjasat për zhvillim e këtij kanceri në të ardhmen.

Shkencëtarët nga qendra kërkimore “Pacific” në Kaliforni thonë se duke shqyrtuar disa karakteristika personale mjekët mund të përcaktojnë se cilat gra mund të jenë në rrezik më të lartë për t'u prekur nga kanceri, por fakti që mjekët nuk u thonë pacienteve në mënyrë rutinë se cilët janë këta faktorë ndoshta shton gjasat e tyre e për t'u prekur nga kjo sëmundje.

Për shembull, gratë e moshuara, ato me gjoks të ngjeshur dhe ato që kanë një histori familjare të kancerit të gjirit, që të gjitha këto kanë gjasa më të mëdha për t'u prekur nga kanceri në gji. Por lindja e fëmijëve e pakëson rrezikun e një gruaje për t'u prekur nga kanceri i gjirit.

Shkencëtarët thonë se nëse mjekët i mbledhin dhe i peshojnë me kujdes këta faktorë, parashikimi se cilat gra janë me rrezik të lartë për t'u prekur nga kancerit në gji, është i mundshëm.

Shkencëtarët thonë se mjekët gjithashtu duhet t'i diskutojnë me pacientet e tyre se çfarë gjasash kanë ose nuk kanë për t'u prekur nga kanceri në gji, sepse në këtë mënyrë ato gra që janë në rrezik të lartë mund të vendosin të marrin masa a të kërkojnë ndihmë.

Mundësi të tjera për pakësimin rrezikut të prekjes nga kanceri në gji janë ulja e peshës trupore, pakësimi i pijeve alkoolike dhe marrja e barnave për kontrollin e hormoneve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Njohja e rreziqeve nga kanceri i gjirit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Tema te ndryshme :: Lifestyle & Shëndetësi-
Kërce tek: