Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Boronica e shëndetshme për zemër

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Arianit

Arianit


Numri i postimeve : 76
Join date : 16/04/2009

Boronica e shëndetshme për zemër Empty
MesazhTitulli: Boronica e shëndetshme për zemër   Boronica e shëndetshme për zemër Icon_minitimeWed Apr 22, 2009 8:26 pm

Boronica e shëndetshme për zemër F.0421132853169_mBShkrirja e dhjamit në bel mund të jetë edhe një dobi tjetër e shëndetshme të cilën e ofrojnë boronicat, kanë bërë të ditur shkencëtarët nga Universiteti i Michiganit.
Studimet e reja të zhvilluara në minj, kanë treguar se ushqimi i pasur me boronicë ka ndihmuar në zvogëlimin e shtresave yndyrore në abdomen, yndyrë e cila është e lidhur edhe me sëmundjet e zemrës dhe diabetin.

Ky përfundim i përshkruan boronicës edhe një efekt tjetër pozitiv, krahas dobive të tjera si ulja e kolesterolit dhe ngritja e kontrollit të glukozës, edhe nëse ushqimi nuk ka qenë i duhuri për shëndetin e zemrës.

Hulumtuesit thonë se rezultatet kanë treguar se boronicat e pasura me antioksidues mund të ndryshojnë mënyrën se si trupi krijon dhe i procedon glukozën ose sheqerin në energji, duke ulur kështu rrezikun edhe të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Boronica e shëndetshme për zemër
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Tema te ndryshme :: Lifestyle & Shëndetësi-
Kërce tek: