Arianit
Numri i postimeve : 76 Join date : 16/04/2009
| Titulli: Skillz ne pergatitje te albumit te dytë Wed Apr 22, 2009 3:50 pm | |
| Dyshja Ledri dhe Visari nga hip-hop grupi kosovar, “Skillz”, janë duke punuar rreth përmbledhjes së krijimeve më të reja muzikore, që do të përfshihen në albumin e tyre të ri. Ledri dhe Visari për “Express Live”, kanë bërë të ditur se albumi do të përfshijë rreth 14 këngë të reja. Dyshja ka pohuar se në këtë album nuk do të mungojnë edhe bashkëpunimet. Albumit do t’i paraprijë një videoklip i ri. Albumi i ri i grupit “Skillz”, i dyti më radhë, pritet të lansohet në fillim të këtij sezoni veror. Ledri dhe Visari së fundi janë pjesë e bashkëpunimit në remixin “La Vida Loca” të këngëtarit Blero, në të cilën paraqiten edhe F-Kay, Kaos, MC Kresha dhe Lyrical Son. Ndryshe, “Skillz” njihet për hite të tilla, si: “Ah femnat”, “Wu ça po shoh”, “Ndaloje vrapin” dhe të tjera | |
|