Getooa-R Admin
Numri i postimeve : 99 Join date : 11/04/2009
| Titulli: Wenger: Luajtëm një ndeshje të shkëlqyer Thu Apr 16, 2009 4:01 pm | |
| Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është tepër i kënaqur nga futbollistët e tij, të cilët mbrëmë shënuan fitore bindëse prej 3-0 ndaj Villarrealit. “Mendoj se luajtëm për të fituar. Ishte një ekip shumë ofensiv. Luajtëm shkëlqyeshëm kundër ekipit i cili mirë e mbante topin. Secilën herë e fitonim topin sërish, i shfrytëzonim pasimet dhe shpejtësinë dhe krijuam shumë probleme me këtë”, ka thënë Wenger pas ndeshjes së mbrëmshme. “Jam i impresionuar me kualitetin e ndeshjes dhe me shpejtësinë. Kishim vetëbesim dhe kjo është meritë e progresit të ngadalshëm të cilin e kemi nga ndeshja në ndeshje në kampionat”, shton francezi. | |
|