ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kontrata e Adrianos përfundon sot ?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Arianit



Numri i postimeve : 76
Join date : 16/04/2009

MesazhTitulli: Kontrata e Adrianos përfundon sot ?   Wed Apr 22, 2009 3:06 pm

Sipas "La Gazzetta dello Sport", braziliani problematik Adriano gjatë ditës së sotme do t’i japë fund qëndrimit tek Interi.
Sipas të njëjtit burim, vetëm disa detaje të vogla duhet të sqarohen dhe kontrata e brazilianit do të shfuqizohet brenda të mërkurës. Një element që do të përfshihet në këtë çështje, është se Adrianos do t’i ndalohet të luajë për ndonjë top-skuadër tjetër evropiane së paku për sezonin e ardhshëm. Në fillim të këtij muaji, Adriano nuk u kthye tek Interi pasi kishte zhvilluar një ndeshje me Brazilin, ndërsa për disa ditë nuk i ishte përgjigjur askujt, madje as nënës së tij dhe as agjentit, Gilmar Rinaldi, me ç’rast durimi i Nerazzurëve kishte përfunduar. 27-vjeçari ka ardhur në Itali në vitin 2001, ndërsa ka bërë më shumë se 100 paraqitje për Interin, ndërkohë ka luajtur edhe për Parmën dhe Fiorentinën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Kontrata e Adrianos përfundon sot ?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: ..::| Entertaiment|::.. :: Sport-
Kërce tek: