Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 22 Prilli - Dita e Tokës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Arianit

Arianit


Numri i postimeve : 76
Join date : 16/04/2009

22 Prilli - Dita e Tokës Empty
MesazhTitulli: 22 Prilli - Dita e Tokës   22 Prilli - Dita e Tokës Icon_minitimeWed Apr 22, 2009 5:14 pm

22 Prilli - Dita e Tokës Earthday
Dita e Tokës është e festuar në pranverë në hemisferën veriore dhe në vjeshtë në atë jugore. Ajo ka për qëllim të ndërgjegjësojë njerëzit në lidhje me rëndësinë e natyrës. Në SHBA Dita e Tokës festohet çdo vit në ekuinoksin pranveror, kurse në shumicën e vendeve të botës ajo festohet çdo vit në 22 prill.
shtator 1969, në një konferencë në Siatëll, Uashington, Geilord Nelson, senator i SHBA-ve, shpalli se në pranverën e vitit 1970 do të kishte demonstrata për ambientin në të gjithë vendin. Fillimisht, senatori Nelson propozoi disa protesta ambijentaliste për ta futur mbrojtjen e natyrës në programin e qeverisë.
Pesë muaj para festimit për herë të parë të Ditës së Tokës, New York Times shkroi një artikull në lidhje me ngjarjet ambijentaliste që po përfshinin vendin, ku shpjegonte se sa e rëndësishme ishte kjo ngjarje, duke marrë parasysh që mund të fshihte disi luftën në Vietnam, që kishte shkaktuar shumë pakënaqësi në atë kohë. Me kalimin e një kohe të shkurtër kjo festë u kthye nga kombëtare në ndërkombëtare, duke sensibilizuar mbarë botën. Në SHBA kjo festë nisi në ekuinoksin pranveror, sepse kjo është periudha kur natyra lulëzon dhe vazhdoi po me të njëjtën traditë. Vendet e tjera preferuan një datë fikse. Kështu, tradita e Ditës së Tokës vazhdon të respektohet edhe sot, në këto kohë kur shkatërrimi i natyrës dhe problemet në lidhje me të janë thelluar më shumë se kurrë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
22 Prilli - Dita e Tokës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Ks-forum Centre :: Portal-
Kërce tek: