Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Liverpool 4-4 Arsenal Arshavin prish planet e Benitez

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Arianit

Arianit


Numri i postimeve : 76
Join date : 16/04/2009

Liverpool  4-4  Arsenal         Arshavin prish planet e Benitez Empty
MesazhTitulli: Liverpool 4-4 Arsenal Arshavin prish planet e Benitez   Liverpool  4-4  Arsenal         Arshavin prish planet e Benitez Icon_minitimeWed Apr 22, 2009 2:14 pm





Liverpool  4-4  Arsenal         Arshavin prish planet e Benitez 3CD22C45-0FEA-34E5-1A66681EA468CBE5 Katër gola të shënuar nga Andrei Arshavin i kanë dhënë një pikë të Arsenalit në derbin e Ligës Premier përballë Liverpoolit në Anfield, që përfundoi me plot tetë gola (4-4), duke prishur kështu edhe planet e Rafa Benitez për të krijuar epërsi pikësh ndaj Manchester United.
Megjithëse pak i vërejtur në pjesën e parë, kur shënoi njërin gol, rusi ishte i saktë në të gjitha rastet në pjesën e dytë, duke shënuar katër gola të cilën goditën shpresat e Liverpoolit në garë për titullin e ligës.

Pjesa e parë


Megjithëse vendasit dominuan gjatë gjithë pjesës së parë, ishin topçinjtë ata të cilët krijuan epërsinë me anë të rastit të vetëm të pastër.Pas 35 minutash lojë, Mascherano humbi topin në afërsi të golit të Pepe Reina, dhe kapiteni Cesc Fabregas gjeti Andrei Arshavin, i cili dërgoi topin në rrjet me anë të shtyllës së sipërme.Të kuqtë në anën tjetër patën disa raste shënimi, por që të gjitha u ndaluan nga mbrojtja londineze, ku shtylla më e fuqishme ishte portieri Luckaz Fabianski.

Pjesa e dytë

Vendasit e filluan fuqishëm edhe pjesën e parë, por kësaj here me më shumë fat. Katër minuta pas pauzës ishte Fernando Torres që barazoi rezultatin. Pas një reagimi të dobët të Sagna, Dirk Kuyt gjeti kokën e Torres, goditja e të cilit përfundoi në rrjetën e mysafirëve (49’).Goli i sulmuesit spanjoll u dha zemër të kuqve të cilët shumë shpejt pas barazimin morën epërsinë. Pastrimi që bëri Gibbs arriti vetëm tek Kuyt, harkimi i të cilit u dërgua në rrjet nga Yossi Benayoun (55’).Por, në momentin më të nevojshëm për topçinjtë doli në skenë sërish Andrei Arshavin, i cili shënoi edhe dy gola të tjerë, për të rikthyer epërsinë për Arsenalin.Sulmuesi rus vodhi një top nga Arbeloa për të barazuar rezultatin në minutën e 67-të të ndeshjes, ndërsa pas tre minutash të tjera i solli edhe epërsinë Arsenalit me një goditje të bukur pas dështimit të mbrojtjes vendase të pastrojë topin para portës.Drama nuk pati të ndalur në Anfield, pasi vetëm dy minuta më vonë Fernando Torres shënoi golin e dytë të tij dhe të tretin për Liverpoolin.Arsenali mori edhe një herë tjetër epërsinë (4-3), përmes askujt tjetër veç se Arshavin, i cili pranoi një top nga zëvendësuesi Theo Walcott, pas një kundërsulmi të shpejtë të topçinjve në minutën e fundit të kohës së rregullt. Por Liverpooli edhe një herë gjeti forcën për të barazuar, përmes golit të dytë të izraelitit Benayoun, që u shënua në minutën e katërt të minutave shtesë.Pika e fituar e ngrit Liverpoolin në krye të tabelës së Ligës Premier me 71 pikë, sa ka edhe Manchester United që nesër pret Portsmouth në Old Trafford. Arsenali vazhdon të mbajë pozitën e katërt me 62 pikë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Getooa-R
Admin
Getooa-R


Numri i postimeve : 99
Join date : 11/04/2009

Liverpool  4-4  Arsenal         Arshavin prish planet e Benitez Empty
MesazhTitulli: Re: Liverpool 4-4 Arsenal Arshavin prish planet e Benitez   Liverpool  4-4  Arsenal         Arshavin prish planet e Benitez Icon_minitimeWed Apr 22, 2009 2:17 pm

Ska me Andrei Arshavin i fort eshte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ks-forum.albanianforum.net
 
Liverpool 4-4 Arsenal Arshavin prish planet e Benitez
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Arshavin thotë se golat e shënuar ishin fat
» Liverpool pa Gerrardin kundër Arsenalit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Ks-forum Centre :: Portal-
Kërce tek: