Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Arabia Saudite njeh pavarësinë e Kosovës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Getooa-R
Admin
Getooa-R


Numri i postimeve : 99
Join date : 11/04/2009

Arabia Saudite njeh pavarësinë e Kosovës Empty
MesazhTitulli: Arabia Saudite njeh pavarësinë e Kosovës   Arabia Saudite njeh pavarësinë e Kosovës Icon_minitimeMon Apr 20, 2009 7:00 pm

Arabia Saudite njeh pavarësinë e Kosovës F.0420152124798_m

Burime të mirinformuara bëjnë të ditur se Arabia Saudite ka vendosur ta njohë pavarësinë Kosovës, bën të ditur televizioni publik i vendit RTK.

Kjo është një njohje më rëndësi të jashtëzakonshme, duke qenë se vjen nga një prej shteteve kryesore të botës islame.

Njohja nga Arabia Saudite shpie numrin e njohjeve në 58-të.

“Në përputhje me lidhjet religjioze dhe kulturore me popullin e Kosovës, dhe në shenjë respekti për vullnetin e popullit të Kosovës për ta fituar pavarësinë, Mbretëria e Arabisë Saudite njofton për njohjen e Republikës së Kosovës dhe shpreson që ky zhvillim do të kontribuojë pozitivisht në përmirësimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë si dhe vendeve të saj fqinje”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite.

Burimet flasin se publikimi zyrtar i njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Arabisë Saudite do të mund të ndodh në orët e pasdites.

Gjatë ditës pritet edhe konfirmimi formal- zyrtar, nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ks-forum.albanianforum.net
 
Arabia Saudite njeh pavarësinë e Kosovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Ks-forum Centre :: Portal-
Kërce tek: