Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Mbahet java e modës në Kosovë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BlendiI

BlendiI


Numri i postimeve : 55
Join date : 13/04/2009

Mbahet java e modës në Kosovë Empty
MesazhTitulli: Mbahet java e modës në Kosovë   Mbahet java e modës në Kosovë Icon_minitimeSat Apr 18, 2009 3:46 pm

Mbahet java e modës në Kosovë Gecjan1

Agjencia i modës Gecjan Group në bashkëpunim me RTV 21 realizojnë javën e modës KOSOVA FASHION WEEK 2009.
Ky organizim për nga niveli i kreatorëve prezantues, modeleve që sfiluan dhe salloneve të bukurisë që u prezantuan në javën e modës u cilësua si organizimi më i madh i modës që është mbajtur deri më tani në Kosovë.Një javë mode që ndërthuri në vete stilin dhe koherencën e kreatorëve, shtëpive të modës, shkollave të modës, kreatorëve për fëmije dhe salloneve të bukurisë në një organizim që ngjasonte me evenimentet ndërkombëtare të modës.

Në një skenografi të modelit fashion, të parat që sfiluan ishin vajzat me uniforma ushtarake te moderuara, të dizajnuar nga “djelli fashion” dhe nën petkun e Gecjan Army duke simbolizuar në këtë formë gatishmërinë e modeleve shqiptare që ti pushtojnë pistat më të mëdha botërore të modës.

Të përcjellë nën duartrokitjet e shumta të publikut në sallë, kreatorët e prezantuan modën e fundit të veshjeve të dizajnura nga vetë ata dhe të punuara enkas për Kosova Fashion Week 2009.Kreacionet e stilistëve shqiptarë u prezantuan nga 42 vajza të përzgjedhura në mesin e 553 vajzave që kanë aplikuar për pjesëmarrje në KFË 09. Të gjitha veshjet që u prezantuan në Kosova Fashion Week do të jenë në shitje gjatë kohës së transmetimit të Javës së modës në RTV 21.

Kosova Fashion Week do jetë një organizim tradicional në të cilin gjithmonë kreatorëve shqiptarë do t’u jepet mundësia që t’i prezantojnë kreacionet e tyre dhe njëkohësisht të kenë mundësinë e shitjes së tyre direkt përmes porosisë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mbahet java e modës në Kosovë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: ..::| Entertaiment|::.. :: VIP-
Kërce tek: