BlendiI
Numri i postimeve : 55 Join date : 13/04/2009
| Titulli: Adebayor vjen te Milan nëse largohet Kaka Sat Apr 18, 2009 10:54 am | |
| Përkundër çmimit të lartë, sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor, vazhdon të mbetet në planet e presidentit të Milanit, Silvio Berlusconi. “The Daily Mail” njofton se nëse Rossonerët e shesin superyllin e tyre, Ricardo Kaka, ata do të shfrytëzojnë një pjesë të parave për ta transferuar në San Siro sulmuesin nga Togo, për të cilin Arsenali fillimisht kërkon 35 milionë funte. Kaka është i kërkuar nga Real Madridi, Chelsea dhe Manchester City, të cilët janë të gatshëm të ofrojnë shuma marramendëse për ta transferuar brazilianin. Ndërsa me ardhjen e Florentino Perezit në krye të Realit, braziliani sipas të gjitha gjasave do ta veshë fanellën e Lso Blancos. | |
|