ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ibra lëvdon portierët para derbit Italian

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
BlendiI



Numri i postimeve : 55
Join date : 13/04/2009

MesazhTitulli: Ibra lëvdon portierët para derbit Italian   Sat Apr 18, 2009 10:37 am




Të shtunën mbrëma Juventusi dhe Interi takohen në Torino për Derby d’Italia, në një ndeshje e cila do t’i jepte fund çdo shprese të bardhezinjve për Scudetto, nëse ata nuk shënojnë fitore.
Para ndeshjes ka pasur komente të shumta, në lidhje me atë se cilët do të jenë lojtarët kyç në këtë përballje, ndërsa sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, i cili më herët ka luajtur edhe për Juvetusin, beson se ata do të jenë pikërisht dy portierët: Gianluigi Buffon dhe Julio Cesar.

“Të gjithë e dinë se të dyja skuadrat kanë portierë të shkëlqyer. Kur kam luajtur për Juventusin, Buffoni ishte portieri më i mirë në botë dhe ishte shumë vështirë t’i shënosh gol në stërvitje”.

“Pastaj kur erdha tek Inter, takova Julio Cesarin, dhe më duhet të them se në këto tre vitet e fundit, ai është përmirësuar shumë dhe ka arritur nivelin e Buffonit, prandaj është vështirë të shënosh edhe në portën e tij”.

“Mendoj se prania e dy portierëve në fushë do të jetë vitale për të dyja skuadrat”, ka thënë Ibrahimovic për “Inter Channel”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Ibra lëvdon portierët para derbit Italian
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Daut demaku:Shenjat para kthesave
» Xhafer Leci:Pas pavarësisë së Shqipërisë, festa më e madhe është pavarësia e Kosovës
» Prof. dr.sc.Akil Mark Koci:“Vogëlushja pianiste, Gaia Sokoli, mahnit publikun italian e jo vetëm”
» Një 16 vjeçare bëhet nënë në minutat e para të 2015'ës
» Ekskluzive: Intervistë me profesorin italian, mikun e shqiptarëve, Vittorio Andolfato

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: ..::| Entertaiment|::.. :: Sport-
Kërce tek: