ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Del Piero:Nuk ia kam zili Interit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
BlendiI



Numri i postimeve : 55
Join date : 13/04/2009

MesazhTitulli: Del Piero:Nuk ia kam zili Interit   Sat Apr 18, 2009 10:34 am




Ikona e Zonjës së Vjetër, Alessandro Del Piero, është duke u përgatitur për ndeshjen e madhe të të shtunës mbrëma kundër Interit dhe pohon se nuk është xheloz ndaj superioritetit e Interit në këto vitet e fundit në Serie A.
“Nuk ia kam zili aspak Interit. Jam krenar për vitet që kam kaluar te Juventusi, përfshirë edhe këto vitet e fundit, të cilat kanë qenë më të vështirat”.

“Kontrata ime me Juventusin përfundon në vitin 2010, dhe në muajt e fundit të sezonit të ardhshëm do të preferoja të përqendrohem maksimalisht në suksesin e Juves, sepse do të jenë momentet më të rëndësishme për mua”, ka thënë Del Piero për “Sportweek”.

Kapiteni bardhezi është pyetur edhe për largimin e Zlatan Ibrahimovicit drejt Interit në kohën kur Juve u dërgua në Serie B në vitin 2006.

“Nuk mendoj se ai ka nevojë të kërkojë falje për këtë gjë. Ne u zhvendosëm në Serie B dhe ai vazhdoi karrierën në një skuadër tjetër. Ai ishte vendimi i tij. Por unë nuk mendoj se ishte ai që e bëri Interin më të mirë këto vitet e fundit, por ishin paratë e Morattit”, ka shtuar Pinturicchio
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Del Piero:Nuk ia kam zili Interit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: ..::| Entertaiment|::.. :: Sport-
Kërce tek: