Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Gigli: Kundër Interit për ta ruajtur fytyrën

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Getooa-R
Admin
Getooa-R


Numri i postimeve : 99
Join date : 11/04/2009

Gigli: Kundër Interit për ta ruajtur fytyrën Empty
MesazhTitulli: Gigli: Kundër Interit për ta ruajtur fytyrën   Gigli: Kundër Interit për ta ruajtur fytyrën Icon_minitimeThu Apr 16, 2009 4:02 pm

Gigli: Kundër Interit për ta ruajtur fytyrën F.0416143123720_m

Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, beson se ndeshja e të shtunës mbrëma kundër Interit do të jetë një mundësi që Zonja e Vjetër 'ta ruajë fytyrën dhe nderin' e vet.

Bardhezinjtë janë nikoqirë të zikaltërve të shtunën mbrëma në Stadio Olimpico të Torinos, ndërsa presidenti i Juves shpreson që me një fitore t’u japin fund kritikave, edhe pse pohon se arritja e Interit dhe fitimi i Kampionatit është vetëm një ëndërr e shuar.

“Do të luajmë për fytyrën dhe nderin tonë. Scudetto është një iluzion edhe pse matematikisht ende nuk ka përfunduar gara. Vendi i dytë është shumë i rëndësishëm për ne”, ka thënë Gigli për “Il Corriere Dello Sport”.

Shefi i Bianconerëve, po ashtu ka mohuar spekulimet se ekziston pakënaqësi ndërmjet kapitenit Alessandro Del Piero dhe trajnerit Claudio Ranieri.

“Del Piero? Askush nuk ka dyshuar në aftësitë e tij. Ai ishte njëri nga lojtarët më të mirë kundër Genoas. Nuk mendoj se ka ekzistuar diçka ndërmjet tij dhe Ranierit. Nëse ata kanë pasur t’i thonë diçka njëri-tjetrit, atëherë mendoj se e kanë pastruar këtë gjë”, ka përfunduar presidenti bardhezi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ks-forum.albanianforum.net
 
Gigli: Kundër Interit për ta ruajtur fytyrën
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Del Piero:Nuk ia kam zili Interit
» Vitamina D kunder dhimbjes
» Liverpool pa Gerrardin kundër Arsenalit
» Iniesta i kënaqur me fitoren kundër Getafes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: ..::| Entertaiment|::.. :: Sport-
Kërce tek: